Milani mposhtet nga Bolonja, vështirësohen llogaritë për Evropën
Milani ka pësuar humbjen e shtatë në kampionatin italian dhe të tretën nën drejtimin e Conceicao, duke rrezikuar gjithashtu pozitat e portugezit. Skuadra e tij, nëse nuk reagon, mund të përballet me një shkarkim të mundshëm. Ndeshja ndaj Bolonjës të enjten ishte një përballje për t’u harruar, pasi rastet për kuqezinjtë ishin të pakta. Pavarësisht kësaj, goli erdhi në minutën e 43’, kur Leao zhbllokoi rezultatin. Fraksioni i parë u mbyll me avantazhin e miqve, por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi.
Tri minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Castro riktheu ekuilibrat dhe rriti më tepër ritmin, duke e vështirësuar manovrën e kundërshtarit. Zëvendësimet e Conceicao-s nuk dhanë rezultat dhe në minutën e 82’, ishte Nodye që shënoi golin e dytë, duke përmbysur Milanin në 2-1. Këto ishin tre pikë shumë të vlefshme për luftën për Evropën, që e dërguan ekipin e Vincenzo Italianos në vendin e 6-të.
Milani qëndron në vendin e 8-të, pas dy humbjeve radhazi në kampionatin italian, me fitoren e vetme në datën 15 shkurt ndaj Veronës. Situata nuk duket pozitive te kuqezinjtë dhe, me gjasë, nëse vazhdon kështu, trajneri portugez do të ndahet nga skuadra, pasi menjëherë kanë qarkulluar thashethemet për një shkarkim të mundshëm të tij. Nën drejtimin e Milanit, Conceicao arriti të fitojë trofeun e Superkupës, por më pas skuadra u eliminua nga Liga e Kampioneve.
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti