“Qëndro i fortë, trim dhe i patrembur”, shefja e BE-së del në mbështetje të Zelensky
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas dështimit të negociatave mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Von der Leyen ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën përmes një mesazhi në rrjetet sociale:
“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Ji i fortë, trim, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan Ursula von der Leyen.
Ky reagim vjen në një moment kritik për Ukrainën, pas tensioneve të shtuara me SHBA-në dhe debatit mes Trump dhe Zelenskyt.
Edhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka reaguar me të njetin status në mbështetje të Zelenskyt.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq