Kufijtë dhe anëtarësimi i RMV-së, Pendarovski e cilëson katastrofike ndryshimin e kufijve në Ballkan

28 Prill 2021 | 13:56

Për Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor do të ishte diçka katastrofike. Së fundmi raporte të shumta janë publikuar për një dokument politik pa emër që qarkullon në Bruksel, që sugjeron shkëputjen e Bosnje Hercegovinës. Në një intervistë për Euronews, Pendarovksi shprehet se kufijtë e Ballkanit nuk mund të ndryshohen brenda një kohe të shkurtër.

“Unë mund të flas si një person që i ka kaluar të gjitha këto, jo si qytetarët në Bosnjë-Hercegovinë, por ne dimë diçka lidhur me të njëjtën gjë në Maqedoninë e atëhershme në veri, Maqedoninë. Ju nuk mund të ndryshoni kufijtë në Ballkan brenda një kohe të shkurtër, brenda një pasditeje, nuk është e thjeshtë”, Stevo Pendarovski, president i RMV.

Zyrtarët e BE shprehen se dokumenti i ndryshimit të kufirit është i pabazë dhe nuk duhet të merret parasysh. Presidenti Stevo Pendarovski ka përfunduar një udhëtim dyditor në Bruksel në të cilin ai shpresonte  të ushtronte presion mbi udhëheqjen e BE për të filluar negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Aktualisht Bullgaria po bllokon procesi për mosmarrëveshjet rreth historisë kulturore dhe nëse gjuha maqedonase e ka origjinën nga  gjuha bullgare.

“Kjo lloj çështjeje më duket se është jashtë  realitetit ose nëse do të dëshironit të flisnim për pengesat eventuale politike që ne të hyjmë në atë organizatë, pse të mos flasim për shtetin e së drejtës? Ne jemi gati. Pse të mos flasim në lidhje me korrupsionin. Ne jemi gati”, tha presidenti i RMV.

Nga zgjedhjet e fundit në Bullgari pritet të formohet një qeveri e re e më tej do të shihet se cili do të jetë pozicionimi i ri i Sofjes.

Shteti fqinj tashmë ka ndryshuar emrin e tij në  Maqedoni e Veriut, çka i dha fund edhe vetos së Athinës për anëtarësimin e Shkupit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026