Kryeministri Albin Kurti refuzon takimin e 11 majit me Vuçiç në Bruksel

28 Prill 2021 | 14:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur nga Brukseli se nuk do të marrë pjesë në takimin me Serbinë më 11 maj, i cili u paralajmërua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Shefi i ekzekutivit të Kosovë ka bërë të ditur se në Bruksel do të shkojë përsëri për ndonjë drekë pune, ku të pranishëm do jenë edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

“Unë nuk marr pjesë në atë takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen. Ajo çka mund të konfirmoj është se do të vij në Bruksel për ndonjë drekë ose darkë pune të konfirmuar nga Borrell ku bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.

Ai thekson se dialogu me Serbinë duhet përgatitur mirë dhe me parime pasi për Kurtin Kosova nuk e ka komoditetin të ballafaqohet me “dështime të reja”.

“Vizita që e kemi këtu dy ditë është në kuadër të marrëdhënieve tona bilaterale, që na nevojiten edhe më shumë marrëdhëniet e tilla të forcuara dhe takimet e tilla të rajonit para se të fillojmë kapitullin e ri të dialogut që duhet të jetë i përgatitur mirë edhe me parime pasi nuk e kemi komoditetin për dështime të reja”, shprehet Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026