Sulm me thikë në një stacion autobusi në Izrael, një i vdekur dhe katër të plagosur

3 Mars 2025 | 13:06

Një sulm me thikë ka ndodhur të hënën në qytetin verior të Izraelit, Haifa, ku të paktën një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën ndërsa autoritetet izraelite njoftuan se sulmuesi është vrarë.

Një adoleshent dhe dy persona rreth të 30-ave kanë marrë plagë serioze, ndërsa një grua në të shtatëdhjatat thuhet se ndodhet në gjendje të mesme, sipas raporteve të mediave lokale, duke cituar autoritetet izraelite.

Adoleshenti, i cili thuhet se është 15 vjeç, ka kaluar një operacion dhe tani ndodhet në gjendje stabile.

Sulmi me thikë, të cilin policia e trajton si një sulm të militantëve, ndodhi në një stacion autobuzi. Një roje sigurie dhe një qytetar neutralizuan sulmuesin, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i njohur.

“Duke qenë se identiteti i terroristit të eliminuar nuk është ende i qartë, ne po skanojmë zonën për të përjashtuar praninë e sulmuesve të tjerë,” tha kreu i Policisë Izraelite, Daniel Levy, në një deklaratë të hënën.

Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se sulmuesi ishte një qytetar izraelit me origjinë arabe, i cili ishte kthyer në vend pas një periudhe qëndrimi jashtë vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026