Në pranga pas 40 vitesh, Francë, arrestohen terroristët italianë të Brigadave të Kuqe

28 Prill 2021 | 19:59

Autoritetet franceze kanë shpallur 10 urdhër-arreste, 7 prej të cilëve janë ekzekutuar, ndaj disa shtetasve italianë të cilët përballen me kërkesën e ekstradimit për krime të lidhura me terrorizmin e kuq, të kryera në Itali në vitet ‘70-’80.

Të arrestuarit, të identifikuar si Giorgio Petrostefani, Marina Petrella, Giovanni Alimonti, Roberta Cappelli, Enzo Calvitti, Sergio Tornaghi dhe Narciso Manenti, kishin gjetur strehë në Francë falë të ashtuquajturës “doktrina Mitterrand”.

Ata do të shfaqen brenda 48 orëve përpara zyrës së prokurorit. Ndërkohë, Gjykata e Apelit të Parisit do të vendosë nëse të zgjasë burgimin e tyre, apo t’u ofrojë lirinë me kusht. E njëjta gjykatë do të vendosë më vonë edhe mbi ekstradimin e tyre në Itali.

Në një deklaratë, pallati Elize bëri me dije se arrestimi u krye me vendim të presidentit Emmanuel Macron, i cili ishte në përputhje me doktrinën Miterrand, që lejon azilin politik për ish-terroristët, me përjashtim të atyre të kërkuar për krime të rënda.

Pozitiv ishte reagimi nga Roma. Kryeministri Mario Draghi shprehu vlerësimin e qeverisë, ndërsa ministria e Drejtësisë, Marta Cartabia e cilësoi arrestimin një “vendim historik”. Familjarët e viktimave ndërkohë, ndërsa kanë ndarë gëzimin kanë nënvizuar se viktimat nuk citohen.

Ndërsa Irene Terrel, avokate historike e ish-terroristëve, e cilësoi vendimin një “tradhti të Francës”. “Jam e zemëruar nga ky operacion që ngjason me një agresion”, tha ajo. Sipas Terrel, të arrestuarit kishin rindërtuar jetët e tyre për 30 vjet, kishin krijuar familje duke u bërë me fëmijë dhe nipër. “Tani, arrestimi i tyre pas 40 vjetësh është thjesht i papranueshëm”, theksoi avokatja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026