Ushtarakë serbë do të marrin pjesë në paradën e Moskës, Vulin: Kemi luftuar bashkë
Zv.kryeministri serb, Aleksandër Vulin, ka konfirmuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të marrë pjesë në ceremonitë e Ditës së Fitores më 9 maj në Moskë. Në një intervistë për agjencinë ruse TASS, Vulin deklaroi se Serbia nuk ka pranuar presionet për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të ngushta.
“Perëndimi po na bën presion prej tre vitesh që t’i vendosim sanksione Moskës, por nuk e kemi bërë këtë. Presidenti Putin është një lider që nuk duhet ta takosh, sipas tyre, por unë e kam takuar dy herë dhe e konsideroj këtë si kulmin e karrierës sime. Është një nder i madh të jesh me të, veçanërisht në Ditën e Fitores,” tha Vulin.
Ai konfirmoi gjithashtu se ushtarë serbë do të marrin pjesë në paradën ushtarake në Sheshin e Kuq me urdhër të presidentit Vuçiç. “Duke pasur parasysh se ne luftuam së bashku në Luftën e Dytë Botërore dhe dolëm fitimtarë, pjesëmarrja jonë në paradën ushtarake është krejtësisht normale,” theksoi ai.
Vulin shtoi se Serbia dhe Rusia janë ndër të vetmet vende evropiane që vijojnë të festojnë Ditën e Fitores më 9 maj, ndërsa Bashkimi Evropian e njeh këtë datë si Ditën e Evropës. “Nuk është Dita e Evropës, është Dita e Fitores. Nëse të tjerët nuk e konsiderojnë veten si të mundur, është çështja e tyre,” tha ai.
Lajmi për praninë e Vuçiçit dhe të forcave të armatosura serbe në Moskë vjen në një kohë të tensionuar për marrëdhëniet ndërkombëtare, me presionin e Perëndimit ndaj Serbisë për të distancuar politikën e saj nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella