“Fuqia ekonomike e Evropës s’duhet nënvlerësuar”- Deklaratat në Samitin e Ukrainës
Liderët e BE-së janë mbledhur në kuadër të një samiti të posaçëm për Ukrainën dhe për mbrojtjen në Bruksel, ku i pranishëm është edhe presidenti Volodymyr Zelensky.
Lideri ukrainas mbërriti në Bruksel disa orë pasi një raketë ruse vrau 4 persona në qytetin e tij të lindjes Krivji Rih. Ai falënderoi liderët evropiane për mbështetjen.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe, deri javën e kaluar, ju qëndruat përkrah nesh”, deklaroi Zelensky.
Sa i takon sulmit, ai saktësoi se shënjestër e tij kishte qenë një hotel i goditur 5 muaj më parë. “Vullnetarë nga një organizatë humanitare, përfshirë shtetas britanikë dhe amerikanë, po qëndronin atje, por arritën të largoheshin përpara se raketa të godiste”, tha Zelensky.
Në fokus të samitit është edhe Estonia, e përfaqësuar nga Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas. Duke qenë se ndodhet në kufi me Rusinë, temë e bisedimeve është forcimi i sigurisë së vendit baltik.
“Të gjitha opsionet janë në tryezë kur bëhet fjalë për financimin e mbrojtjes së Estonisë, nga grantet tek ndryshimi i rregullave fiskale”, tha Kallas për mediat.
Ndërsa sa i takon Ukrainës, ajo theksoi se forca dhe fuqia ekonomike e Evropës nuk duhet të nënvlerësohen.
Ndërkohë, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan ndërprerjen e shkëmbimit të informacionit me Ukrainën, Franca u ofrua si zëvendësuese për të ndihmuar me të dhëna shtetin e përfshirë nga lufta.
Ndërsa nga Rusia, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov akuzoi presidentin francez Emmanuel Macron se mendon më shumë për vazhdimin e luftës.
Deklarata e tij erdhi pasi lideri francez sugjeroi se trupat evropiane mund të dërgohen në Ukrainë për të mbrojtur mbarëvajtjen e një marrëveshjeje për paqen.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta