Trump pezullon tarifën doganore 25% me Meksikën deri në 2 prill

6 Mars 2025 | 18:25

Presidenti Donald Trump ka njoftuar këtë të enjte (6 mars 2025) se ka pezulluar tarifat doganore prej 25% për mallrat që futen në SHBA, nga Meksika.

Republikani 78-vjeçar njoftoi vendimin e tij përmes një postimi në “Truth Social”, duke shtuar se ky hap vjen pas një telefonate miqësore me presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum.

Ai tha se marrëdhënia me presidenten e Meksikës është shumë e mirë dhe po punohet për të ndaluar hyrjen e të huajve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara si edhe për të ndaluar Fentanyl.

“Pasi fola me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës, kam rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë Tarifa për çdo gjë që bie nën Marrëveshjen USMCA. Kjo marrëveshje është deri më 2 prill. E bëra këtë si një akomodim dhe nga respekti për Presidentin Sheinbaum. Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë dhe ne po punojmë fort, së bashku, në kufi, si për të ndaluar hyrjen e të huajve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për të ndaluar Fentanyl. Faleminderit Presidentit Sheinbaum për punën dhe bashkëpunimin tuaj të palodhur!”-shkruan Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026