Analisti Nesturi: Protagonizmi i Metës gjatë fushatës, e ka dëmtuar Bashën
Analisti Plator Nesturi tha në studion e “Ilva Now” se një nga arsyet pse Partia Demokratike nuk ka pasur rezultat të mjaftueshëm në zgjedhjet e 25 prillit është ngjarja që ndodhi në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve.
“Basha ka qenë i trysnuar nga elementët që duan konfliktin në vetvete dhe që donin ta kthenin PD-në te historiku i politikës së ashpër që realisht e kanë dëmtuar, pikërisht me ngjarjen e Elbasani dhe çështje të tjera”, u shpreh z. Nesturi, duke shtuar se PD-ja është dëmtuar nga ngjarja e Elbasanit, jo nga Meta.
Mirëpo Plator Nesturi tha se edhe ndërhyrja e presidentit Meta në fushatën zgjedhore e ka dëmtuar elektoratin e PD-së, për shkak se sipas tij z. Meta ka pasur një protagonizëm në dëm të z. Basha gjatë fushatës zgjedhore.
“Ka një perceptim, elektorati i PD-së mund të jetë i pakënaqur nga Meta sepse deshi të luante një lloj protagonizmi në dëm të Bashës, që me deklaratat e tij kur thoshte se unë do të rikthehem si lider i opozitës nëse humbasim”, u shpreh analisti Nesturi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq