Vota preferenciale, zbulohet kandidati i parë për deputet që thyen herësin

28 Prill 2021 | 23:00

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, zgjedhësit kanë pasur për herë të parë mundësinë që të votojnë kandidatin e tyre të preferuar për deputet.

Krahas listës së renditur nga partia, kandidatët që do të ishin poshtë listës fituese do të duhet të thyejnë herësin për të qenë pjesë e Pigmentit të ri.

Nga numërimi i votave të deritanishme, i vetmi kandidat i renditur poshtë listës fituese që ka thyer herësin është Luçiano Boçi i PD, në Qarkun e Elbasanit.

Ai ka marrë mbi 9700 vota duke bërë që pavarësisht se është i renditur në vendin e 7, në një qark ku PD ka fituar vetëm 6 mandate, do të mund të marrë mandatin e deputetit.

Boçi do të zëvendësojë kandidatin më pak të votuar në listën fituese, që në këtë rast rrezikon të jetë Eugen Isaj, pavarësisht se më pak të votuar se ai janë Flutura Açka dhe Zhani Gjergji por për shkak të kuotave gjinorë nuk mund të lënë mandatin.

Me 9756 vota, më shumë se herësi prej 9,646 vota, Boçi, i renditur i 7-ti në listën e PD-së mund t’i marrë mandatin Eugen Isajt, i cili në listë qe renditur i 5-ti. Ai merr mandatin e Isajt pasi sipas rregullit një burrë nuk mund ta zbresë nga lista një grua kandidate pavarësisht nëse thyen herësin. Ndaj Zheni Gjergji (e 6-ta në listë) mbetet aktualisht në garë për deputete.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021