Erdogan kërkon rikthimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ritheksuar angazhimin e vendit të tij për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, duke kërkuar që blloku evropian të adoptojë një qasje strategjike dhe vizionare për këtë proces.
Gjatë një takimi online të organizuar nga BE-ja, që u mbajt në Mansionin Vahdettin në Stamboll, Erdogan theksoi rëndësinë e rikthimit të negociatave për anëtarësim, duke vënë në dukje nevojën për një qasje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Në lidhje me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, kreu i shtetit turk nënvizoi rëndësinë e diplomacisë për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndërprerjen e sulmeve ajrore dhe detare, si një hap për ndërtimin e besimit mes palëve.
Gjithashtu, Erdogan kritikoi përjashtimin e Turqisë nga programet e BE-së për furnizime mbrojtëse dhe projekte rindërtimi në Ukrainë. Ai theksoi domosdoshmërinë e përfshirjes së Turqisë në mekanizma si Fondi Evropian i Paqes, që synon rimëkëmbjen e Ukrainës pas luftës.
Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian, presidenti turk përsëriti qëndrimin e Ankarasë për të vijuar rrugën drejt anëtarësimit të plotë. “Presim që BE-ja të tregojë një vizion strategjik dhe të rigjallërojë negociatat tona për anëtarësim”, deklaroi Erdogan.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta