“Me çfarëdo çmimi qoftë”- Motoja e Gjermanisë për ruajtjen e sigurisë në Evropë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka shpallur një marrëveshje të rëndësishme të arritur mes CDU/CSU dhe partnerëve të koalicionit, socialdemokratëve (SPD), për të rritur investimet në mbrojtje dhe infrastrukturë, si dhe për të lejuar marrjen e borxheve të pakufizuara. Kjo marrëveshje, e cila do të ndihmojë Gjermaninë të përballojë kërcënimet e sigurisë në Evropë, kërkon ndryshime në Kushtetutën gjermane.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur të martën në mbrëmje, Merz tha se Shteti gjerman do të investojë masivisht për mbrojtjen dhe do të shpenzojë pa limit për të mbështetur këtë sektor. Ai shtoi se çdo shpenzim mbi një përqind të PBB-së do të përjashtohet nga kufizimet kushtetuese të borxhit, duke mundësuar financimin e nevojshëm për përballimin e kërcënimeve të sigurisë.
Një tjetër masë e rëndësishme është investimi në infrastrukturë, për të cilin është rënë dakord të dedikohet një fond prej 500 miliardë eurosh për dhjetë vitet e ardhshme. Po ashtu, për herë të parë, do t’u lejohet landeve federale të Gjermanisë të marrin borxh për të mbështetur investimet në këto projekte.
Në lidhje me kërcënimet për sigurinë evropiane dhe angazhimin në politikën e jashtme, Merz theksoi se këto vendime janë të nevojshme për të ruajtur lirinë dhe paqen në kontinent. Ai e mbështeti këtë qëndrim me moton “Whatever it takes” (“Me çfarëdo çmimi qoftë”), duke theksuar se Gjermania duhet të jetë e gatshme të investojë çdo shumë për të mbrojtur stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.
Marrëveshja e arritur mes CDU/CSU dhe SPD është një hap i rëndësishëm në forcimin e politikave të mbrojtjes dhe jashtme të Gjermanisë. Ky dakordim erdhi pas tensioneve ndërkombëtare dhe ngjarjeve të fundit, si përplasja mes Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe administratës amerikane të Presidentit Trump. Kjo ka shtuar presionin mbi shtetet evropiane, përfshirë Gjermaninë, që të ndërmarrin hapa të shpejtë për të siguruar mbështetje për Ukrainën dhe për të përballuar kërcënimet e mundshme nga Rusia.
Merz shprehu mirënjohjen për këtë marrëveshje, duke theksuar se ajo tregon gatishmërinë e Gjermanisë për të vepruar me forcë dhe shpejtësi në politikën e jashtme. “Nëse Trump vendos të largohet nga NATO, Gjermania do të jetë e para që do të reagojë,” tha Merz.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta