Dokumenti ‘non-paper’, Vuçiç: Nëse shpresojnë se do të njohim Kosovën, kjo nuk do të ndodh
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mohuar pretendimin e homologes së tij të Kosovës, Vjosa Osmani se një dokumenti i ashtuquajtur “non-paper”, ku flitej për marrëveshjen Kosovë-Serbi e ka origjinën nga Serbia.
“Nëse ata shpresojnë se Serbia do të pranojë njohjen e Kosovës, kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh Vuçiç, duke shtuar se ekipi i tij po analizonin dokumentin.
“Unë u habita nga ai dokument. Ka më shumë material në të sesa tek plani i Marti Athisari i cili hartoi një plan të njohur si një propozim për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, tha Vuçiç para gazetarëve në Novi Sad, ku ai inspektoi punimet në ndërtimin e një spitali të ri për trajtimin e COVID-19.
Sipas presidentit serb ky material përmbante “shumë gjëra” që serbët do t’i konsideronin të këndshme, por një pjesë për njohjen e Kosovës do t’i “tmerronte ata.
Madje, Vuçiç është shprehur se dokumenti ‘non paper’ është krijuar nga një grua shumë e zgjuar, të cilën ai e njeh.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta