6 kandidatët e PS që morën mandatin në Korçë

29 Prill 2021 | 10:42

Në qarkun e Korçës është mbyllur edhe procesi i numërimit të votave preferenciale.

Kandidatët e PS-së që morën mandatin e deputetit në këtë qark janë: Niko Peleshi, Ilirian Pendavinji, Blerina Gjylameti, Ilir Topi, Olta Xhaçka dhe Enslemvera Zake.

Niko Peleshi ka zënë vendin e  parë sipas votës preferenciale, edhe pse në listën e kandidatëve renditej i gjashti.

Ndërsa, kandidatja Enslemvera Zake edhe pse ishte e renditur e para në listën e Korçës, sipas votës preferenciale renditet e gjashta, pasi mundi të merrte vetëm 3080 vota.

Renditja si votës preferenciale:

1-Niko Peleshi 11479 vota

2- Ilirian Pendavinji  6236

3- Blerina Gjylameti  5447

4- Ilir Topi (4)           5046

5- Olta Xhaçka (5)    4795

6 Enslemvera Zake    3080

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste doli e para në qarkun e Korçës me rreth 10 mijë vota para kundrejt PD-së. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mundi të merrte asnjë mandat.

Lexoni gjithashtu:

Live Blog: Kandidatët që sigurojnë mandatin e deputetit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021