Nëntë të vdekur në Kosovë nga Covid-19

29 Prill 2021 | 15:26

Nëntë qytetarë të prekur nga Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë. Të dhënat bëhen publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili thotë se nga kryerja e 3262 testeve të dyshuara, 269 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Përkundër rasteve të reja, që mbeten ende të larta, treguesi pozitiv është se është rritur  numri i qytetarëve të shëruar.

Nga fillimi i epidemisë dhe deri sot në Kosovë kanë humbur jetë 2162 qytetarë, shumica e të cilëve  me sëmundje të tjera bashkëshoqërues.

“Numri total i rasteve pozitive është 104.986 raste nga 530.954 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.162 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 449 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.528 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.296”,  njofton IKSHPK-ja.

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 49 raste, Ferizaj 30 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Gjakovë 13 raste, Prizren 13 raste, Podujevë 12 raste, Klinë 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Pejë 10 raste, Graçanicë 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 7 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë dhe Leposaviq.

Sipas të dhënave të bëra publike, Prishtina rezulton  të jetë qytetit më i prekur në Kosovë pasi raporton numër të lartë të infektimeve dhe viktmave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026