Ambasadori Soreca: Parlamenti i ri dhe qeveria pritet të vazhdojnë reformat drejt BE-së
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, zhvilloi sot një bisedë me disa prej përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, të cilët i informoi në lidhje me rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Shqipëri.
Lajmi u bë i ditur nga vetë z. Soreca me një shënim në faqen zyrtare në “Twitter”.
“Kënaqësi që informuam sot anëtarët e Parlamentit Europian për rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 2021-it në Shqipëri, së bashku me ambasadoren Ursula Gacek”, shkroi Soreca.
Ai thekson se BE ka pasur një bashkëpunim të mirë me OSBE-ODIHR sa i takon gjetjeve paraprake të zgjedhjeve të 25 prillit.
Kënaqësi të ndaja sot me anëtarët e @Europarl_EN 🇪🇺 rezultatet paraprake të #Zgjedhjeve2021 🗳 në #Shqipëri 🇦🇱, së bashku me Amb. Urszula Gacek. Ne patëm një bisedë të shkëlqyer mbi gjetjet dhe konkluzionet paraprake të deklaratës së @osce_odihr dhe mbi zbatimin e….1/2 https://t.co/ovXHdHrViT
— EU in Albania (@EUinAlbania) April 29, 2021
“Patëm një bashkëpunim të shkëlqyer për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të OSBE/ODIHR dhe për zbatimin e strukturës së re zgjedhore”, shton ai.
Ambasadori i BE-së thekson se qeveria dhe parlamenti i ri do të vijojnë reformat, me qëllim që Shqipëria të bëhet sa më parë pjesë e familjes evropiane, duke përfshirë në dialog edhe opozitën.
“Parlamenti i ri shqiptar dhe qeveria pritet të vazhdojnë reformat për rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, me vendosmëri dhe me një dialog politik gjithëpërfshirës me opozitën”, shtoi ai.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta