Kryeministri i Kanadasë: Ne kurrë, në asnjë formë nuk do të jemi pjesë e SHBA-së!

14 Mars 2025 | 18:49

Mark Carney, në fjalimin e tij të parë si kryeministër i ri i Kanadasë, thotë se “negativiteti nuk do të fitojë një luftë tregtare”  pasi vendi përballet me një bllokim tarifor me Donald Trump.

Carney thotë se do të vizitojë Francën dhe Britaninë e Madhe në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit në këtë detyrë , duke shtuar se aktualisht nuk ka plan të takohet me Trump, por do ta bëjë këtë në momentin e duhur.

I pyetur se kur mund të priten zgjedhjet e përgjithshme, kryeministri, në formë shakaje, thotë që kanadezët mund të presin të votojnë para nëntorit. Zgjedhjet duhet të mbahen para tetorit.

Carney gjatë fjalimit të tij, pyetet nëse ai do të kërkojë siguri në Evropë se Kanadaja nuk do të bëhet kurrë “shteti i 51-të” i SHBA-së, siç ka pretenduar së fundmi Presidenti Trump.

“Ne kurrë, në asnjë formë apo një tjetër, nuk do të jemi pjesë e SHBA”, tha ai.

Carney shtoi se një ceremoni si betimi i sotëm dhe grupi i ministrave pas tij, nuk i ngjan aspak sistemit të qeverisjes së Amerikës.

“Ne jemi në thelb një vend tjetër. Vendi pret respect nga Amerika dhe Trump.

Në një ceremoni në Otava, Carney u betua për besnikëri ndaj mbretit Charles.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026