Bibla 570-vjeçare e Gutenberg, ekspozohet në Varshavë
Një nga librat më të rrallë dhe më të çmuar në botë, Bibla e Gutenbergut, është ekspozuar në Galerinë e Arteve Mesjetare në Varshavë. Ky vëllim unik, i shtypur më shumë se 570 vjet më parë nga shpikësi i shtypshkronjës, Gutenberg, është një nga kopjet e pakta që kanë mbijetuar deri sot dhe e vetmja e ruajtur në Poloni.
Bibla e famshme vjen nga Muzeu Dioqezan në Pelpin, ku është ruajtur për shekuj.
Vlera e tij e madhe qëndron jo vetëm tek fakti se është një nga veprat e para të shtypura me tip të lëvizshëm, por edhe tek ruajtja e tij në gjendje të plotë me të dy vëllimet origjinale dhe lidhjen autentike të shekullit të 15-të.
Megjithëse është një vepër shekullore, Bibla e Gutenbergut ka ndihmuar studiuesit modernë të kuptojnë më shumë rreth teknikës revolucionare të shtypshkronjës.
Bibla e Gutenbergut ka kaluar nëpër sfida të mëdha historike. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939, autoritetet polake e larguan nga vendi për ta mbrojtur nga rreziku i pushtimit nazist. Ajo u dërgua përmes Varshavës, Parisit dhe Britanisë së Madhe, për të përfunduar në Kanada, ku u ruajt në një bankë deri në vitet 1950.
Në vitin 1959, pas më shumë se 20 vitesh në mërgim, Bibla u rikthye në Poloni. Para se të kthehej përfundimisht në Pelpin, ajo u ekspozua për disa ditë në Muzeun Kombëtar të Varshavës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset