“Jam një skelet i mërzitur’, Navalny bën paraqitjen e parë në publik pas përfundimi të grevës së urisë
Të premten, Alexei Navalny bëri paraqitjen e tij të parë në publik që nga njoftimi i përfundimit të grevës së tij të urisë, që zgjati tre javë.
Aktivisti i burgosur, kritiku më i shquar i Vladimir Putin, i tha gjykatës përmes një lidhjeje video: “Unë jam vetëm një skelet i mërzitur”.
Teksa ishte i mërzitur dhe i veshur me një uniformë blu, Navalny konfirmoi se kishte rifilluar të hante dhe tha se tani peshon 72 kilogramë.
Në deklaratën e tij në gjykatë, kritiku i Kremlinit gjithashtu iu referua Putinit si “perandori pa rroba” dhe akuzoi se Rusia nën sundimin e tij “vazhdon të degradojë çdo vit”. Por, ankesa e tij u refuzua.
Navalny hyri në një grevë urie për 24 ditë lidhur me refuzimin e pretenduar të autoriteteve për ta lënë atë të takohej me mjekët e tij personal, pasi ai u ankua për dhimbje të forta shpine.
Një gjykatë në Moskë dënoi në shkurt me 3,5 vjet burg liderin rus të opozitës, Alexei Navalny me akuzat se kishte shkelur dënimin me kusht, ndërsa ishte duke u rikuperuar në Gjermani nga helmimi me agjent nervor.
Ai ka fajësuar për sulmin me agjent nervor Presidentin Vladimir Putin. Kremlini e mohon me forcë këtë.
Arrestimi i Navanly shkaktoi demonstrata masive në të gjithë Rusinë në fund të janarit dhe fillim të shkurtit në të cilat autoritetet arrestuan mijëra protestues.
Lexoni gjithashtu:
Përkeqësohet shëndeti i Alexei Navalny, avokatët tregojnë gjendjen e tij në burg
Alexei Navalny përshkruan të ushqyerit me forcë në burg, kërkon mjekun e tij
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur