Peshon mbi 10 kg, njihuni me monedhën më të madhe në botë që është prodhuar në Britani të Madhe

30 Prill 2021 | 08:25

Instituti Mbretëror i Monedhave në Britaninë e Madhe publikoi të enjten monedhën më të madhe në botë.

Instituti, që ka një histori 1 mijë e 100-vjeçare, nuk ka prodhuar kurrë më parë një monedhë të përmasave të tilla, që peshon mbi 10 kg.

Bëhet fjalë për copëzën përfundimtare të serisë së monedhave përkujtimore të mbretëreshës, e frymëzuar nga 10 statujat prej guri që përshkruajnë udhëtimin e monarkesWestminster Abbey, gjatë kurorëzimit të saj në vitin 1953.

“Dizajni pasqyron 10 bishat e serisë së bishave të Mbretëreshës, që janë prodhuar në institucionin tonë e që në qendër ka profilin e madhërisë së saj. Të dyja janë të lidhura sepse bishat prej guri u rreshtuan në Westminster Abbey gjatë kurorëzimit të saj”, u shpreh Paul Morgan, menaxher i Institutit Mbretëror të Monedhave. 

Monedha, me një diametër prej 20 cm, u krijua nga një ekip zanatçinjsh që punuan si me teknikat artizanale, ashtu edhe me teknologjinë e kohëve të fundit.

“Kjo monedhë që peshon 10 kilogramë është një objekt unik, që kombinon si traditat artizanale, ashtu edhe procesin teknologjik. Dhe pa bërë bashkë këta dy faktorë ne nuk do të kishim qenë në gjendje të prodhonim këtë lloj monedhe”, tha më tej ai. 

Për prodhimin e monedhës, zanatçinjtë punuan për rreth 400 orë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026