Europa League, Manchester United dërrmon 6-2 Romën, Arsenal humbet ndaj Villarreal

30 Prill 2021 | 09:59

Gola dhe spektakël në gjysmëfinalet e para të Europa League. Në “Old Traford” Roma mori një shuplakë të vërtetë nga Manchjester United, duke u mundur me rezultatin e thgellë 6-2.

Italianët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, por në fraksionin e dytë anglezët ishin të papëqrmbajtshëmë duke shënuar plot 4 herë.  Bruno Fernandes, Cavani, Pogba dhe Greenëood dhuruan spektakël, duke i dhënë United një fitore që i lë shumë pak mundësi Romës për të besuar ndonjë çmenduri në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një jave në kryeqytetin italian.

Në ndeshjen tjetër Arsenal u mund në transfertën nga Villareal. Spanjollët shënuan dy herë në 30 minuta e para, ndërsa pë topccinjtë u bë akoma dhe më e vështirë kur në pjesën e dytë mbetën me 10 lojtarë. Pavarësishrt inferioritet numerik, Arsenal gjeti rrugën e rrjetës falë një 11-metërshi që mund të peshojë shumë për fatin e kualifikimit, pasi në Londër mund të jetë një tjetër muzikë dhe kualifikimi mund të jetë një mision i arritshëm falë golit në fushën kundërshtare.

Ndeshjet e kthimit të Europa League do të luhen të enjten e ardhshme, ku do të përcaktohen dhe dy skuadrat finaliste të këtij edicioni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026