Medvedev ironi pas bisedës Trump-Putin: Pjata kryesore në tryezë është “pulë Kievi”

19 Mars 2025 | 10:45

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka komentuar në rrjetin social X bisedën telefonike mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump, duke e krahasuar atë me një “darkë” diplomatike, ku vetëm Rusia dhe SHBA janë të pranishme.

“Një bisedë telefonike mes presidentëve Putin dhe Trump konfirmoi idenë e njohur – në tryezë janë vetëm Rusia dhe Amerika. Në menu ka lakër Brukseli, peshk dhe patatina britanike dhe gjel parizien. Pjata kryesore është “pulë Kievi”. Një vakt i këndshëm!” – shkroi Medvedev në anglisht, duke ironizuar vendet e tjera që janë lënë jashtë negociatave.

Deklarata e tij erdhi si kundërpërgjigje ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili më herët kishte theksuar se Ukraina “nuk është sallatë apo komposto për të qenë në menunë e tryezës SHBA-Rusi”.

Biseda telefonike mes Putin dhe Trump, e mbajtur më 18 mars, u fokusua në situatën në Ukrainë, me theks në parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Kremlini njoftoi se Putin kishte pranuar propozimin e presidentit amerikan për një ndalim të ndërsjellë të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike për 30 ditë.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, palët ranë dakord të nisin negociata teknike për vendosjen e një “armëpushimi në Detin e Zi, një armëpushimi të plotë dhe arritjen e një paqeje të përhershme”.

Nga ana e tij, Kremlini theksoi se një kusht kyç për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mbetet “ndërprerja e plotë e ndihmës ushtarake në Ukrainë, por dhe e informacionit të inteligjencës për Kievin”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026