Autoritetet në Gaza: Sulmet e fundit izraelite vranë 89 gra dhe 174 fëmijë

19 Mars 2025 | 14:24

Të paktën 89 gra dhe 174 fëmijë janë vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan këtë të mërkurë autoritetet lokale në Gaza.

Avionët luftarakë izraelitë goditën Gazën të martën, duke shkaktuar më shumë se 400 viktima palestineze dhe duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe atë të shkëmbimit të të burgosurve, të cilat kishin zgjatur gati dy muaj.

“Në mesin e viktimave gjenden 89 gra, 174 fëmijë dhe 32 të moshuar,” deklaroi Ismail Al-Thaëabta, drejtori i zyrës për media të qeverisë së Gazës.

Ai theksoi se shumica e të vrarëve në sulmet izraelite të së martës janë gra, fëmijë dhe të moshuar.

“Këto shifra konfirmojnë qëllimin e paramenduar të okupimit izraelit për të përfunduar krimin e gjenocidit kundër popullit tonë në Gaza,” shtoi Al-Thaëabta.

Që nga tetori i vitit 2023, fushata ushtarake izraelite ka shkaktuar gati 50 mijë viktima palestineze, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 112 mijë të tjerë janë plagosur.

Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026