Kryeministri kroat: Mungesë stabiliteti në Ballkan, BE duhet t’i kushtojë vëmendje

20 Mars 2025 | 13:59

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, ka deklaruar ditën e some se liderët e Bashkimit Evropian duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje mungesës së stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

“Duhet ta vëzhgojmë gjendjen në Evropën juglindore, posaçërisht stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës dhe situatën në Serbi. Ka kaq shumë ngjarje globale për momentin, është koha që një pjesë e asaj vëmendjeje të fokusohet edhe në një rajon që është treguar shumë i ndezshëm gjatë 35 vjetëve të fundit”, deklaroi Andrej Pllenkoviq para samitit të BE-së në Bruksel.

Ai po i referohej krizës më të rëndë politike në Bosnje që nga përfundimi i luftës së saj 1992-95, e shkaktuar nga lëvizjet separatiste të Republikës Sërpska, pasi lideri i saj, Millorad Dodik, u dënua me një vit burg për shpërfilljen e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

Kryeministri i Kroacisë gjithashtu iu referua edhe protestave disamujore kundër Qeverisë në Serbi, pas vdekjes së 15 njerëzve nga shembja e një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad në nëntor.

Sipas mediave kroate, kryeministri deklaroi në Bruksel se e kupton që në Serbi po përpiqen të kërkojnë probleme diku tjetër, por se ato nuk gjenden në memorandumin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, e nënshkruar rishtazi mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë përmban marrëveshja SHBA-Iran?

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë nënshkruar një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit mes dy vendeve, e cila tashmë ka hyrë në fuqi, sipas një...
09:45 | 18/06/2026

Sulm masiv me dronë, pezullohen fluturimet në aeroportet e Moskës

Autoritetet ruse kanë pezulluar përkohësisht mbërritjet dhe nisjet e fluturimeve në katër aeroportet kryesore të Moskës pas një sulmi të gjerë me dronë ukrainas ndaj...
09:20 | 18/06/2026

Çmimet e naftës, brent bie nën 78 dollarë pas ratifikimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës ranë përsëri ndërsa tregjet mirëpritën aktivizimin e marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Investitorët besojnë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit dhe kthimi i sasive iraniane...
08:52 | 18/06/2026