Krahas SPAK edhe Prokuroria e Tiranës ka regjistruar 22 procedime për krimet zgjedhore

30 Prill 2021 | 15:49

Krahas SPAK, hetime për krime zgjedhore po kryen edhe prokuroria e Tiranës e cila ka regjistruar 22 procedime penale. Në prokurorinë e posaçme policia e shtetit ka referuar edhe materiale të publikuara nga emisionet investigative.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar 22 procedime penale para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit,  lidhur me veprat penale që lidhen me krimet zgjedhore. Hetuesit e prokurorisë së kryeqytetit kanë regjistruar 15 raste vetëm për, “ Përdorimin e funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”.

Gjithashtu në prokurorinë e Tiranës po hetohen edhe kallëzimet për veprat penale të shkeljes së fshehtësisë së votimit,  të pengimit të subjekteve zgjedhore , dëmtimi i materialeve zgjedhore, korrupsioni pasiv në zgjedhje dhe Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

Të enjten kryeprokurori Olsian Çela  përmes një qarkore për 12 prokuroritë e qarqeve kërkoi hetime të shpejta dhe të paanshme për krimet zgjedhore dhe shqyrtim të të gjitha ankesave të ardhura nga partitë politike.  Ndërkohë në Prokurorinë e Posaçme janë 33 procedime në lidhje me parregullsitë në zgjedhje, 29 prej të cilëve për korrupsion në zgjedhje dhe 2 procedime për përdorim të funksioneve publike për veprimtari politike apo zgjedhore.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se ditët e fundit janë referuar edhe 2 materiale nga policia e shtetit lidhur me video të publikuara nga emisione investigative ku qytetarë të ndryshëm pretendojnë se kanë marrë para në këmbim të votës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021