Trump komenton akuzat për luftë me Kinën dhe takimin me Musk në Pentagon
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se bashkëpunëtori i tij Elon Musk do të ketë një takim në Pentagon për t’u informuar për një “luftë” të mundshme me Kinën.
Trump i quajti akuzat “lajme të rreme” në llogarinë e tij të platformës “Truth Social”, veçanërisht ato të publikuara nga, siç tha ai, “e dështuara (e përditshmja amerikane) ‘New York Times'”, e cila dyshohet se ka paraqitur informacione të pasakta se Musk do të informohej për planet ushtarake që lidhen me Kinën.
“Kina nuk do të përmendet apo diskutohet. Sa e turpshme që mediat e diskredituara të sajojnë gënjeshtra të tilla. Historia është krejtësisht e rreme”, shkroi Trump.
Sipas raportimeve të mediave, të cilat u konfirmuan nga zyrtarë amerikanë menjëherë pas publikimit, Pentagoni planifikoi të zhvillonte një takim me Musk sot, i cili do të fokusohej në planet ushtarake në rast të një lufte me Kinën.
Megjithatë, menjëherë pas publikimit të lajmit në New York Times, zyrtarët e Pentagonit dhe Trump mohuan se takimi kishte lidhje me Kinën.
Nuk është e qartë nëse ai takim do të zhvillohet.
Nëse do të ndodhte, mediat theksojnë se do t’i jepte Musk akses në disa prej sekreteve ushtarake më të ruajtura.
LEXONI GJITHASHTU:
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun