108 raste të reja dhe 5 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Shifra e rasteve të reja vijon të mos jetë alarmante në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar 108 raste pozitive me COVID-19, ndërsa pesë persona humbën jetën nga virusi.
Rastet e reja kanë dalë nga 2808 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë masat kundër COVID-19, ndërsa në vend vijon vaksinimi masiv.
Kujtojmë se ditën e djeshme, pas një propozimi nga Komiteti i Ekspertëve, Ministria e Arsimit mori vendimin që arsimi parauniversitar të vijojë normalisht mësimin nëpër ambientet e shkollave.
Statistika (30 Prill 2021)
Raste të reja ditore 108
Të shëruar në 24 orë 732
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2808
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15696
Fier 1391
Durrës 304
Shkodër 512
Korçë 378
Gjirokastër 292
Vlorë 261
Elbasan 129
Kukës 115
Dibër 102
Berat 103
Lezhë 70
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta