Libani sulmoi me 3 raketa, Izraeli paralajmëron përgjigje të ashpër

22 Mars 2025 | 11:42

Izraeli ka paralajmëruar një kundërpërgjigje të ashpër pas lëshimit të tre raketave nga Libani mëngjesin e së shtunës, në shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të arritur në nëntor.

Raketat, që ranë pranë qytetit Metula, u kapën nga mbrojtja ajrore izraelite dhe nuk raportohet për të lënduar.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa kryeministri libanez u kërkoi forcave të sigurisë të shmangin përshkallëzimin e situatës. Shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, fajësoi qeverinë e Libanit për moszbatimin e armëpushimit që përfundoi 14 muaj luftime me Hezbollahun.

Në përgjigje, raporte nga Libani flasin për zjarr artilerie izraelite mbi zona jugore, megjithëse Izraeli ende nuk e ka konfirmuar këtë. Marrëveshja e armëpushimit mbetet e brishtë, pasi Izraeli vazhdon sulmet ajrore mbi objektiva të dyshuara të Hezbollahut dhe mban nën kontroll pesë lokacione në jug të Libanit, duke pretenduar se forcat libaneze nuk e kanë siguruar ende zonën.

Ky incident pritet të rrisë presionin mbi qeverinë libaneze dhe mund të përdoret nga Izraeli si dëshmi se kufiri nuk është plotësisht i kontrolluar. Ndërkohë, Hezbollahu ende nuk ka reaguar, duke u përballur me sfida të mëdha financiare dhe presion politik për t’u çarmatosur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026