Shkarkimet masive të Trump, ekspertët: SHBA në rrezik nga spiunazhi ruso-kinez

24 Mars 2025 | 14:59

Shkarkimet masive nga institucionet federale që po bën presidenti Donald Trump dhe këshilltari i tij miliarder Elon Musk po krijojnë një rrezik të paprecedent spiunazhi ndaj Shteteve të Bashkuara.

Alarmi është dhënë nga ekspertë të sigurisë dhe inteligjencës, të cilët kanë paralajmëruar se informacioni dhe lidhjet që kanë punonjësit e shkarkuar mund të bien në duar të gabuara.

Revanshi i Departamentit për Efikasitetin Qeveritar, i drejtuar nga Musk, ndaj agjencive qeveritare po u ofron një mundësi vendeve rivale si Rusia dhe Kina që të rekrutojnë informatorë, kanë nënvizuar ekspertët.

Çdo vit në Shtetet e Bashkuara, mesatarisht mbi 100 mijë punonjës federalë braktisin vendet e punës, herë për t’u tërhequr dhe herë për të kaluar në sektorin privat.

Që nga fillimi i 2025-s, shifra në fjalë dyshohet të jetë shumë më e lartë, edhe pse për fushatën e shkarkimeve nuk ka ende një shifër zyrtare.

“Është diçka që ndodh edhe në periudha të qeta. Dikush nga komuniteti i inteligjencës, për arsye personale apo financiare hyn në ambasadën e një vendi armik dhe shet Amerikën. Por ajo që po bën administrata aktuale e çon rrezikun në një nivel tjetër”, ka deklaruar John Schindler, ish-zyrtar i kundërspiunazhit amerikan.

“Dikush do të rebelohet, është vetëm çështje kohe dhe sa i madh do të jetë rreziku”, ka vijuar ai.

Rastet e profilit të lartë të tradhtisë në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara janë ato të ish-agjentit të FBI-së, Robert Hanssen dhe ish-oficerit të CIA-s, Aldrich Ames, të cilët spiunonin në favor të Rusisë.

Hanssen u jepte rusëve detaje mbi informatorët e agjencive të Shteteve të Bashkuara në Moskë, të cilët më vonë u ekzekutuan për faktin se punonin për llogari të Uashingtonit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026