PD: Qeveria ndau para për të dëmtuarit nga tërmeti javën e fundit të fushatës
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se nëpërmjet ndarjes së parave të tërmetit, në javën e fundit të fushatës, ka ndikuar për të orientuar votën te Partia Socialiste.
Me anë të një deklarate për mediat, Oerd BylyKbashi tha se kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me të emëruarit në disa bashki ka shpërndarë tek qytetarët 40 milionë euro, dy ditë para datës së zgjedhjeve.
“Edi Rama në bashkëpunim me të emëruarit e tij në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kavajës, Kamzës, Lezhës, Rrogozhinës, Vorës, Krujës, Laçit dhe Mirditës ka shpërndarë 40 milionë euro edhe 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve”, tha Bylykbashi.
Më tej, z. Bylykbashi u shpreh se Bashkia e Durrësit ndau 6 milionë euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.
“Gjatë muajit mars, bashkitë e kontrolluara nga Rama disbursuan në llogaritë e familjeve të këtyre zonave 14 milionë euro. 26 milionë euro të tjera u disbursuan në llogaritë e qytetarëve gjatë muajit prill. Vetëm gjatë javës zgjedhore, në Bashkinë e Durrësit ndau 6 milionë euro për procesin e rindërtimit, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë kjo bashki në 15 muajt e fundit”, tha ai.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike thotë se Kodi Zgjedhor e ndalon kategorikisht qeverinë të ndikojë në orientimin e votës së qytetarëve duke përdorur fondet publike, katër muaj para zgjedhjeve.
“Kodi Zgjedhor e ndalon qeverinë të përfshihet në veprimtari të tilla të influencimit dhe orientimit të votës duke përdorur fondet publike gjatë 4 muajve të fundit përpara zgjedhjeve”, shtoi ai.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta