Në fundjavë kthehet ora e pranverës, çfarë ndodh me akrepat
Me ardhjen e pranverës, ndodh dhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara.
Ndryshim i orës do të ndodhë këtë fundjavë në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars, kur ora 02:00 do të shkojë në 03:00.
Ky ndryshim sjell një orë më pak gjumë, por një orë më shumë dritë. Ora e verës na “dhuron” më shumë dritë gjatë mbrëmjes dhe më shumë orë me diell gjatë ditës, duke bërë që ditët të duken më të gjata.
Në të gjithë Europën, ora e verës aplikohet me qëllim optimizimin e përdorimit të rrezeve të diellit dhe reduktimin e konsumit të energjisë elektrike. Ky sistem i ndryshimit të orës është miratuar nga Bashkimi Europian që në vitin 1981 dhe ka hyrë në praktikë pas Luftës së Parë Botërore, me qëllim kursimin e energjisë.
Orari verore do të vazhdojë deri në fund të tetorit, kur do të kalojmë në orën diellore.

Ndryshimi i orës është një praktikë që është zbatuar uniformisht në të gjitha shtetet e Europës. Megjithatë, ka pasur diskutime të vazhdueshme për mundësinë e heqjes së tij, ndërsa që nga viti 2021, Këshilli i BE-së ka kërkuar një vlerësim të detajuar të ndikimeve të këtij ndryshimi. Ende, nuk ka pasur një vendim përfundimtar.
Disa shtete si Turqia, Rusia dhe Bjellorusia kanë vendosur të mos e zbatojnë ndryshimin e orës, duke mbajtur të njëjtin orar gjatë gjithë vitit.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut