Epidemia e COVID-19, dy të vdekur dhe 100 raste të reja në Shqipëri

1 Maj 2021 | 18:04

Shifra e rasteve të reja vijon të mos jetë alarmante në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar 100 raste pozitive me COVID-19, ndërsa dy persona humbën jetën nga virusi.

Rastet e reja kanë dalë nga 2962 testime të kryera. Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë masat kundër COVID-19.

Statistika (01 Maj 2021)

Raste të reja ditore        100

Të shëruar në 24 orë      834

Të shtruar në spitale      116

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore        2962

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15317

Fier    1150

Durrës  272

Shkodër  480

Korçë    349

Gjirokastër  265

Vlorë    256

Elbasan  134

Kukës    117

Dibër   103

Berat    97

Lezhë   78.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026