Të paktën 150 të vdekur nga tërmeti 7,7 ballë në Mianmar, mbi 700 të plagosur
Një tërmet i fuqishëm tronditi Mianmarin dhe Tajlandën fqinje të premten, duke shkatërruar ndërtesa, një urë dhe një digë.
Të paktën 144 njerëz u vranë në Mianmar, ku fotot dhe videot nga dy qytete të goditura fort treguan dëme të mëdha. Të paktën tetë persona humbën jetën në kryeqytetin e Tajlandës, ku një ndërtesë e lartë në ndërtim u shemb, shkruan AP.
Tërmeti me magnitudë 7.7, me epiqendër afër Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit, goditi në mesditë dhe u pasua nga një pasgoditje e fortë me magnitudë 6.4 ballë.
Numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve nuk ishte menjëherë i qartë – veçanërisht në Mianmar, një nga vendet më të varfra në botë, i përfshirë në një luftë civile dhe ku informacioni është i kontrolluar fort.
Kreu i qeverisë ushtarake të Mianmarit tha në fjalimin televiziv të premten në mbrëmje se të paktën 144 persona u vranë dhe 730 të tjerë u plagosën.
“Numri i të vdekurve dhe të plagosurve pritet të rritet”, tha gjenerali i lartë Min Aung Hlaing.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike
- 09:36 Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 09:32 SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
- 09:27 Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 09:09 Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike
- 09:02 Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?