Besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Pashkës
Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Pashkës së madhe. Mesha në këtë rast do të duhej të ishte kryer gjatë mesnatës por për shkak të orës policore nga COVID-19, ajo u zhvendos mëngjesin e së dielës.
Në mesazhin e tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos shprehet se në një botë të mbushur me urrejtje le të lutemi që të fuqizohet bashkimi dhe harmonia mes njerëzve dhe popujve.
“Në një botë që vuan nga armiqësi vdekjeprurëse, le të luftojmë kundër urrejtjes dhe varianteve të saj të shumta”, shprehet Janullatos duke uruar shëndet dhe shpresë në këtë periudhë të vështirë të pandemisë.
Mëngjesin e sotëm është kremtuar festa e pashkës edhe në qytetin e Korçës. Ka qenë At Joan Pelushi ai i cili ka drejtuar këtë ceremoni, duke u lutur për gjithë besimtarët për paqe e qetësi.
Korçarët teksa merrnin zjarrin për ta çuar drejt shtëpive të tyre, një traditë kjo e cila simbolizon dritën e jetës kanë uruar për pashkë të mbara dhe që virusi i COVID-19 të largohet këtë vit. Ndryshe nga herët e tjera kur mesha mbahej në 00:00, këtë herë u mbajt në mëngjes, për shkak të rregullave të pandemisë.
Urime për besimtarët ortodoksë ka shprehur dhe presidenti i vendit, Ilir Meta duke uruar “më shumë shëndet, paqe e begati”.
Urime për festën kanë shprehur edhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit si Kryeministri, Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha në urimin e tij shprehet për “shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi”.
Festa e Pashkës e ka zanafillën e saj në zemrën e historisë fetare dhe kombëtare të popullit judaik, ku një nga simbolikat kryesore është flijimi i qengjit.
Për besimtarët e krishterë, Pashkë është momenti i kalimit nga vdekja në jetë dhe ky moment lidhet me Jezu Krishtin.
Një tjetër simbolikë e festës janë vezët e kuqe. Një nga gojëdhënat tregon se kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen, i dërgoi si dhuratë një shportë me vezë të bardha.
Përgjigja e tij ishte se “sa mund të bëheshin ato vezë të kuqe, aq mund të jetë ngjallur Krishti”, por sipas gojëdhënës për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta