Inter shpallet zyrtarisht kampion i Italisë
Seria A ka një kampion të ri pas 9 vitesh dhe ai është Interi i Milanos. Zikaltrit janë matematikisht kampionë të Italisë për herë të 19-të.
Pas fitores 0-2 të shtunën ndaj Crotones falë golave të Eriksen dhe Hakimi, ekipit të Kontes i duhej vetëm që Atalanta të mos arrinte të merrte tri pikët ndaj Sassuolos.
Gonsens ka kaluar në avantazh bergamaskët në minutën e 32-të, ndërsa Berardi ka barazuar për vendasit me penallti në të 52-ën.
Bergamaskët kanë patur një mundësi për të shënuar golin e fitores dhe për të mbajtur hapur kampionatin në minutën e 76-të, por Muriel gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Befasi edhe për Napoli-n, që nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Cagliari-t. Osimhen ka shënuar për vendasit në minutën e 13-të, ndërsa miqtë kanë barazuar në minutën e 94-t me Nandez.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta