Politika uron Pashkët ortodokse, Meta, Rama, Ruçi dhe Basha mesazhe në rrjetet sociale
Urimet për Pashkën ortodokse politikanët shqiptarë i kanë përcjellë të gjithë nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Drita e kësaj Dite të Shenjtë të ngrohë zemrat dhe të ndriçojë gjithmonë familjet tuaja me shpresë, mbarësi dhe gëzim!” – uroi presidenti Meta në Facebook nëpërmjet një fotoje të tij dhe bashkëshortes, Monika Kryemadhi.
I sapo futur në rrjetet sociale, në Facebook, nuk mungoi as mesazhi i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci.
“Ata që pushtohen nga urrejtja e mëritë duhet dhe do të çlirohen prej tyre, ata që humbasin fuqinë dhe besimin, një ditë do t’i rifitojnë ato,” – shkroi ai.
“Gëzuar Pashkët ortodokse,” – ishte urimi i shkurtër i kryeministrit Rama, ndërsa lideri i opozitës Lulzim Basha në mesazhin e tij flet për luftën ndaj padrejtësisë.
“Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi,” – shkroi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pashkë në një familje korçare, gatimet tradicionale dhe urimet nën trishtimin e pandemisë
- Besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Pashkës
- Kremtohen pashkët në Korçë, pandemia ndryshon oraret për besimtarët që marrin zjarrin në Kishë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta