Protestat e tifozëve shtyjnë ndeshjen Manchester United-Liverpool

3 Maj 2021 | 08:32

Ndeshja Manchester United-Liverpool u shty të dielën pasi tifozët mësynë fushën në shenjë proteste ndaj pronarëve të klubit që u zotua të merrte pjesë në Super Ligën e Evropës.

Rreth 100 tifozë ia dolën të kalojnë sektorët e sigurisë duke u futur në fushë teksa mijëra të tjerë ishin grumbulluar jashtë stadiumit. Shumica prej tyre u përleshën me policinë teksa kjo e fundit u përpoq t’i nxjerrë jashtë. Tifozët kërkojnë që familja amerikane Glazer ta shesë klubin.

“Tifozët tanë janë të pasionuar pas Manchester United-it, dhe ne e mbështesim plotësisht të drejtën e shprehjes dhe protestave paqësore,” – deklaroi më vonë klubi në një njoftim për shtyp.

“Sidoqoftë, na vjen keq për mësymjen ndaj skuadrës dhe ngjarjet që vunë në rrezik stafin dhe policinë. I falënderojmë policët për mbështetjen, ne do t’i ndihmojmë në hetimet e plota rreth kësaj ngjarje,” – vijoi më tej klubi.

Pakënaqësitë e vazhdueshme ndaj drejtuesve të klubit u shtuan pasi Manchester United u përpoq të marrë pjesë në nismën për një ligë të veçantë me klubet më të mëdha të Evropës.

“Largohu nga klubi,” – thërrisnin tifozët të dielën, – “Duam që Glazers të ikin”.

Familja Glazers nuk ka pasur marrëdhënie të mira me tifozët që prej vitit 2005 kur mori në zotërim aksionet kryesore të klubit me një manovër ekonomike prej rreth 800 milionë paundësh, të cilat në bazë ishin garanci për borxhet e mëparshme të shoqërisë.

Lojtarët e Manchester United dhe Liverpool nuk u lejuan të shkonin në stadium. Ndeshja kishte rëndësi jo vetëm për të dyja skuadrat, por edhe për rivalët e “Djajve të Kuq”, Manchester City. Pasi nëse Liverpool do ta kishte fituar ndeshjen, City do të shpallej matematikisht kampion.

Pavarësisht se United është klubi me më shumë tituj kampion në Angli, 20 herë kampionët nuk kanë fituar asnjë titull që prej vitit 2013 kur trajneri i mirënjohur Sir Alex Ferguson u tërhoq.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026