Dita botërore e lirisë së shtypit, Meta: Media në Shqipëri, nën censurën e Qeverisë dhe oligarkëve

3 Maj 2021 | 10:55

Në ditën botërore të lirisë së shtypit, presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke sjellë në vëmendje se kjo ditë e gjen median në Shqipëri, nën censurën e Qeverisë.

“Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë,” – shkroi Meta.

Sipas presidentit fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien, ndërkohë që theksoi se është shtuar dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurt dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste,” – u shpreh Meta.

Në fund të postimit të tij në rrjetin social Facebook, presidenti i Republikës theksoi se pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci, duke përcjellë mesazhin e gazetarisë së lirë e të drejtë, në një ditë të shënuar për median.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026