Grumbullimet gjatë fushatës, Skënder Brataj: Aktualisht situata nën kontroll, por të mos ulet vigjilenca

3 Maj 2021 | 12:47

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha për Euronews Albania se pas fushatës dhe procesit zgjedhor situata është nën kontroll dhe në nivelet më të ulëta të infektimit, që ka pasur Shqipëria që prej fillimit të pandemisë.

Ai tregoi se ka një tendencë të vogël rritje dhe për këtë duhet pritur deri nga mesi i muajit maj për të parë nëse grumbullimet gjatë fushatës elektorale kanë lënë pasoja.

“Sidoqoftë, është një rritje shumë e ulët, nuk mund të krahasohet me atë të dy javëve të kaluara, por jemi akoma në betejë me COVID-19 dhe nuk duhet të ulim vigjilencën” – tha Brataj.

Teksa solli në vëmendje qytetarët që janë imunizuar natyralisht pasi kanë kaluar sëmundjen, dhe procesin e vaksinimit që po ecën me ritme të kënaqshme, mjeku tha se kapacitetet spitalore janë në minimumet e tyre dhe situata është nën kontroll.

Sa i takon një varianti të ri që qarkullon në Shqipëri, Brataj sqaroi se kjo do të ndodhte vetëm nëse do kishim një rritje të papritur dhe në masë të rasteve pozitive me COVID, ndërkohë që sqaroi gjithashtu se varianti indian nuk duhet as të neglizhohet por as të bëhet alarmant.

“Vërtetë është një variant i ri me dy mutacione, por deri tani nuk ka studime që të tregojnë veçanti të këtij virusi sa i përket formave të rënda apo shtrimeve në spitale,” – u shpreh mjeku.

Brataj tha se maskat, distancimi social dhe higjena vetjake do të jenë në fuqi derisa të vlerësohet se pandemia ka marrë fund.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026