“Mbahuni fort”, Trump paralajmëron rezultate historike me planin e tij tarifor
Me tarifat bazë prej 10% që kanë hyrë në fuqi për të gjitha importet në SHBA, Presidenti Donald Trump ka reaguar në mediat sociale duke pranuar se kjo strategji “nuk do të jetë e lehtë”. Ai njoftoi se “do të qëndrojmë të fortë” ndërkohë që tarifat e tij kanë shkaktuar disa nga humbjet më të mëdha në Wall Street për vitet e fundit.
Megjithatë, Trump mbrojti masat e tij, duke thënë se ato do të çonin në rezultate “historike”, duke rikthyer vendet e punës dhe bizneset në SHBA “si kurrë më parë”.
Ndërkohë, vendet dhe bizneset në mbarë botën vazhdojnë të vlerësojnë ndikimin e politikave të tij ekonomike, me shumë që shqetësohen për efektet afatgjata. Ralph Goodale, Komisioneri i Lartë për Kanadanë në Mbretërinë e Bashkuar, e quajti strategjinë e Trump “pa dhimbje, pa përfitim” dhe theksoi se një reagim i ashpër në SHBA mund të detyronte presidentin të ndryshonte kursin e tij.
“Shtetet e Bashkuara duhet të ndiejnë dhimbjen, sepse në fund të fundit do të jenë amerikanët ata që do të bindin qeveritë e tyre se duhet të ndalojnë këtë marrëzi,” tha Goodale për BBC Radio 4.
Pavarësisht kritikave, Trump ka theksuar se është i hapur për negociata me partnerët tregtarë të Amerikës, por nuk ka treguar shenja të tërheqjes nga tarifat. Protestat po zhvillohen sot në mbarë SHBA-në kundër ndryshimeve të politikave të tij për një sërë çështjesh, nga shkarkimi i punonjësve të qeverisë deri tek shkurtimet në arsim.
Protestuesit gjithashtu po shprehin shqetësime për rritjen e kostos së jetesës, duke paralajmëruar se tarifat e reja mund të përkeqësojnë më tej krizën e ekonomisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta