Egnatia pas 16 vitesh do të luajë në Kategorinë Superiore

3 Maj 2021 | 14:52

Pas 16 vitesh Egnatia do të luajë në Kategorisë Superiore duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Skuadra e Rrogozhinës siguroi matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, pas fitores me Besën.

Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani mori maksimumin e pikëve në takimin e të dielës, duke finalizuar një sezon të dominuar nga ata dhe edicionin e ardhshëm do kenë mundësinë për të luajtur mes skuadrave më të mirave të Shqipërisë.

Administratori i klubit, Olsi Draga, tha për Euronews Albania se synimet e ekipit Egnatia nuk janë thjesht për të vizituar Superligën, por për të konkurruar denjësisht në kampionat skuadrat e tjera.

Ai nuk përjashtoi synimet për të marrë pjesë në kupat e Evropës për sezonin e ardhshëm.

“Që nga fillimi i sezonit ekipi u ndërtua për të qenë konkurrues dhe për të dalë kampion në grupin B të Kategorisë së Parë, ku kemi pasur shumë ekipe me histori dhe ishin të denja për të konkurruar në këtë ligë. Ne ia dolëm. Dje fituam me Besën dhe matematikisht jemi në Superligë dhe objektin i ynë është që Sueprligën jo vetëm ta vizitojmë, por edhe të konkurrojmë denjësisht atë dhe pse jo për të marrë pjesë në Kupat e Evropës në sezonin që vjen”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026