Zelensky pretendon se janë kapur 2 shtetas kinezë duke luftuar për Rusinë në Ukrainë

8 Prill 2025 | 21:31

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pretendon se ushtria ukrainase i ka kapur rob dy shtetas kinezë që po luftonin për ushtrinë ruse në rajonin Donjeck të Ukrainës, dhe u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit të reagojnë për këtë dhe të kërkojnë shpjegim nga Pekini.

Në një mesazh në Telegram të martën në mbrëmje, Zelensky pretendoi se dy shtetasit kinezë u kapën gjatë një beteje ku ishin të përfshirë edhe disa ushtarë të tjerë kinezë, të gjithë duke luftuar si pjesë e ushtrisë ruse në Donjeck.

Pekini është bërë aleat i ngushtë i Rusisë prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Megjithatë, Kina është pozicionuar si neutrale në këtë konflikt, ka propozuar plane të veta paqeje për t’i dhënë fund luftës dhe nuk dihet publikisht se e ka ndihmuar drejtpërdrejt Kremlinin në luftë.

Në një raport ekskluziv në shkurt, Radio Evropa e Lirë (REL) identifikoi përmes një baze të të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë emrin e një shtetasi kinez që deklaroi se kishte luftuar për Rusinë, megjithëse ai refuzoi të jepte hollësi të mëtejshme.

“Ne kemi dokumentet e këtyre të burgosurve, kartat bankare dhe të dhëna personale”, tha Zelensky në një postim në Telegram që përfshinte edhe imazhe të njërit prej ushtarëve kinezë që dyshohet se u zunë rob.

Ministria e Jashtme e Kinës ende nuk ka komentuar publikisht mbi pretendimin e Zelenskyt, i cili nuk dha hollësi për atë se kush i komandonte këta ushtarë.

Lideri ukrainas tha se të dhënat fillestare lënë të kuptohet se më shumë shtetas kinezë mund të jenë të pranishëm në njësi ushtarake ruse që operojnë në Ukrainë dhe se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe njësi të tjera ushtarake po “punojnë në mënyrë aktive” për të konfirmuar përmasat e përfshirjes kineze në luftë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026