CDU e SPD i japin fund ngërçit politik në Gjermani, Merz drejt postit të kancelarit

9 Prill 2025 | 16:52

Konservatorët dhe partitë e qendrës së majtë në Gjermani kanë arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë së re, pas javësh të tëra negociata.

Përmes akordit në fjalë, ekonomisë më të madhe në Evropë i është hapur rruga për një lidership të ri.

Friedrich Merz, kryetari i Unionit Kristian Demokrat, CDU, pritet të bëhet kancelari i ri i Gjermanisë, duke zëvendësuar Olaf Scholz.

Blloku dypartiak i udhëhequr nga Merz doli si forca më e fuqishme politike nga zgjedhjet federale të muajit shkurt në Gjermani.

Merz iu drejtua Social-Demokratëve, partia e qendrës së majtë e drejtuar nga Scholz, që të bënin bashkë një koalicion me shumicë parlamentare.

Megjithatë do të duhet pak kohë përpara se Parlamenti të mund të zgjedhë Merz si kancelar, gjë që pritet të ndodhë në fillim të majit.

Përpara realizimit, marrëveshja e koalicionit duhet të aprovojë me votë pjesëmarrjen e SPD-së dhe nga një konventë e CDU-së së Merz.

Detajet e akordit nuk janë bërë të ditura.

Muajin e kaluar, dy palët çuan në Bundestag planet për të mundësuar rritjen e shpenzimeve ushtarake, duke lehtësuar rregullat strikte mbi borxhin, si dhe për të ngritur strukturën e një fondi madhor me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026