Sekretari i Thesarit: Shtetet që duan të negociojnë mund të përfitojnë ulje tarifash

9 Prill 2025 | 20:57

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, ka sqaruar vendimin e fundit të presidentit Donald Trump në lidhje me tarifat doganore, duke theksuar se shtetet që nuk kanë reaguar me tarifa do të shpërblehen me ulje tarifash.

Në një deklaratë për mediat, Bessent ka nënvizuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të negociojnë me çdo shtet që dëshiron të diskutojë për barrierat tregtare dhe politikat monetare.

Ai ka theksuar se për vendet që kanë kërkuar të negociojnë, do të ulen tarifat bazë në 10%, si një shpërblim për bashkëpunimin dhe qëndrimin konstruktiv.

“Ne do t’u përgjigjemi këtyre vendeve dhe do të ulim tarifat bazë në 10 për qind për ata që janë të gatshëm të dialogojnë”, ka deklaruar Bessent. “Ky është një hap për të ndihmuar tregtinë globale dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve tregtare.”

Përkundrazi, Kina do të përballet me një rritje të tarifave në 125% për shkak të këmbënguljes së saj për të përshkallëzuar situatën dhe për të shkelur marrëveshjet tregtare që kanë ngjallur tensione të mëdha.

Bessent ka theksuar se ky vendim është një përpjekje për të mbrojtur interesat amerikane dhe për të frenuar praktikat e padrejta tregtare që kanë dëmtuar ekonominë e SHBA-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026