A duhet të largohet Basha nga drejtimi i PD? Komentojnë analistët
Analisti Aleksandër Çipa thotë se në Shqipëri i duhet dhënë fund kulturës së ndotjes së proceseve zgjedhore. Ai thotë se nuk besoj se opozita këtë herë do të shkojnë në mos njohjen e zgjedhjeve, por e cilëson situatën si “lojëra të aktorëve të rëndësishëm për të përdorur alibi për të përfituar terren për llogari vetiake dhe partiake”.
Kryetari i Nisma Thurje, Endrit Shabani shprehet se lojën e deligjitimimit të zgjedhjeve e ka përdorur çdo lider në Shqipëri. Sipas tij humbësi duhet të marrë përgjegjësinë pasi karriera e tyre është më pak e rëndësishme se sa interesi i Shqipërisë.
“Duhet të dalim nga loja e delegjitimit të zgjedhjeve. Kjo ka ndodhur në 30 vjet, e kanë përdorur Berisha, Rama dhe Basha. Kjo bëhet për të shmangur përgjegjësinë nga humbja. Këtu digjet vendi për karrierën e një njeriu, Shqipëria është më e rëndësishme se sa karriera e Lulzim Bashës, Ilir Metës apo Edi Ramës”, u shpreh ai.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se “çdo vendim i nxituar është i gabuar” dhe e cilëson debat të brendshëm të PD nëse duhet të japë apo jo dorëheqjen Lulzim Basha.
“Them se Lulzim Basha nuk duhet të nxitohet të thotë asnjë fjalë më shumë pa hedh si kontribut publik se çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje sipas tij”, tha ai.
Sipas z. Manjani “opozita mund të shkojë drejt një shpartallimi të frikshëm”, ndërsa zbuloi se sipas informacioneve që ka, ka qenë LSI që ka refuzuar daljen në një koalicion të përbashkët me PD.
“Di që LSI ka refuzuar listën e përbashkët dhe kjo është një na arsye zgjedhje nuk do të ishte bërë nami por do të kishte një rezultat tjetër”, u shpreh ai.
Lexoni gjithashtu:
Aleksandër Çipa dhe Ylli Manjani nxjerrin dy gabimet kryesore të opozitës më 25 prill
Çipa: Opozita duhet të jetë e bashkuar përballë pushtetit, loja individuale i dëmton
Ylli Manjani: Meta ka vënë një bast publik, duhet të japë dorëheqjen
Klima zgjedhore, Gerta Meta: Shqiptarët mbajnë mëri me familjen dhe jetën e japin për partitë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta