Endrit Shabani tregon se si sistemi aktual zgjedhor i tjetërson votat e shqiptarëve pa u numëruar fare

3 Maj 2021 | 21:09

Endrit Shabani, nga Nisma Thurje tha për gazetaren Ilva Tare se ajo që i ka penalizuar partitë e vogla në zgjedhjet e 25 prillit dhe ka tjetërsuar votat e shqiptarëve përpara ditës së numërimit është sistemi zgjedhor.

Sipas tij, pretendimi i PS, PD apo LSI për vjedhje votash është një gjë pa kuptim, duke qenë se këto parti kanë numërues dhe vëzhgues për çdo tavolinë dhe kandidatët që vëzhgojnë këta të fundit.

Z. Shabani tha se problemi qëndron tek sistemi zgjedhor, i cili sipas tij është i padrejtë pasi i jep fuqinë forcës politike që ka pushtetin të ‘kopsisë’ zonën zgjedhore sipas dëshirës, duke bërë që në fund, me 43 për qind të votave të marrë 53 për qind të vendeve në parlament.

“Proporcionali nuk duhet të prodhojë këtë. Është ndarja rajonale, p.sh një zonë zgjedhore PS llogarit sa më duhen kaq vota për kaq mandate, nëse ka më shumë vota se i duhen për mandatet, i lëviz votuesit në një qark tjetër. Edhe në 2017 ka marrë 6-7 deputetë që nuk i ka marrë nga votuesit por i ka marrë me këtë ndarje.

Fleta me numra iu imponua votuesve, dihej që do të prodhonte vota të pavlefshme dhe prodhoi 83 mijë vota të tilla. Qëllimisht u zgjodh të bëhej kjo fletë”, tha z. Shabani.

I pyetur lidhur me pretendimet e Nismës Thurje sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit ai tha se zgjedhjet janë vëzhguar prej tyre dhe se besojnë se kanë marrë votat që u janë dhënë nga votuesit shqiptarë, por këmbënguli se sistemi është në dëm të interesit të qytetarëve.

“Mbi 10 mijë votuesit e Thurjes do të përfaqësoheshin, me këtë sistem nuk mund të futen në Parlament. Që nga 2008, vullneti i shqiptarëve vidhet me ligj”, u shpreh z. Shabani.

Lexoni gjithashtu:

Aleksandër Çipa dhe Ylli Manjani nxjerrin dy gabimet kryesore të opozitës më 25 prill

Çipa: Opozita duhet të jetë e bashkuar përballë pushtetit, loja individuale i dëmton

Ylli Manjani: Meta ka vënë një bast publik, duhet të japë dorëheqjen

Klima zgjedhore, Gerta Meta: Shqiptarët mbajnë mëri me familjen dhe jetën e japin për partitë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021