Ylli Manjani: Meta ka vënë një bast publik, duhet të japë dorëheqjen
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar iniciativën e PS-së, e cila kërkon të ngrejë një komision parlamentar për të hetuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës.
Për juristin Manjani, pretendimet që ka ngritur Partia Socialiste për shkakrimin e kreut të shtetit nuk kanë bazë ligjore.
“Presidenti ka ku mbrohet dhe mbrohet mirë. Mua më shqetëson ai qytetari ku s’ka ku të mbrohet. Nuk shkarkohet [Meta]…. për shkaqet që thotë mazhoranca”, tha ai.
Duke folur nga studioja e “Ilva Now” në Euronews Albania, z. Manjani tha se presidenti Meta duhet të japë dorëheqjen për këtë arsye:
“Unë mendoj se ai duhet të japë dorëheqjen, sepse e ka premtuar atë. Ai ka vënë bast publik se nëse Edi Rama merr 70 mandate jep dorëheqjen. Nëse do të çlirojë skenën politike duhet të mbajë fjalën”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Aleksandër Çipa dhe Ylli Manjani nxjerrin dy gabimet kryesore të opozitës më 25 prill
Çipa: Opozita duhet të jetë e bashkuar përballë pushtetit, loja individuale i dëmton
Klima zgjedhore, Gerta Meta: Shqiptarët mbajnë mëri me familjen dhe jetën e japin për partitë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta