Anëtarësimi në BE, Heiko Maas nuk mbështet ndarjen e Shqipërisë nga RMV
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas nuk e mbështet ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, shefi i diplomacisë gjermane tha se në çështje e tillë është diskutuar edhe me herët kur Maqdeonia e Veriut nuk kishte pengesa ne procesin e antarësimit dhe nuk kemi qenë dakord.
Diskutime të këtilla ka pasur edhe në të kaluarën. Asgjë nuk ndryshoi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria edhe më tej të trajtohen në paketë. Qeveria e Gjermanisë u angazhua shumë për këtë gjatë presidencës me BE-në. Tani i jep mbështetje presidencës portugeze që të mundet sa më shpejtë të zgjidhen çështjet dypalëshe dhe me këtë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë – u shpreh Heiko Mas, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.
Këtë qëndrim e ndan edhe Bujar Osmani ministër i Jashtem i Maqedonisë së Veriut.
Edhe pse Komisioni anëtarëson secilin vend në përputhje me përparimet që ka bërë, përvoja ka treguar se një rrugëtim i përbashkët është më i frytshëm, sepse përfiton nga efektet sinergjetike. Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kriteret, e ka inkorporuar 45% të legjislacionit evropian në atë vendas, 95% e politikës sonë të jashtme është harmonizuar me politikën e përbashkët të sigurisë, i kemi përmbushur kriteret ekonomike dhe politike të anëtarësimit. Prandaj nuk shohim arsye pse Maqedonia e Veriut duhet të mbetet mbrapa në këtë proces,” – u shpreh Osmani.
Maqedonia e Veriut është prej vitit 2005 zyrtarisht kandidate anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Çështja e emrit me Greqinë e së fundmi mosmarrëveshjet me Bullgarinë për përkatësinë historike të gjuhës maqedonase, e kane penguar ecjen përpara të Maqedonisë së Veriut.
Në konferencën e shtypit Maas foli edhe për fenomenin e non–paper-ve
“Parimi bazë i politikës gjermane është, heqja dorë nga ndryshimi i kufijve,” –tha Maas.
LEXONI GJITHASHTU:
- Heiko Maas sot në Prishtinë, ministri gjerman takime me Kurtin, Osmanin e Gërvallën
- Heiko Maas: Nuk mund të mbyllim sytë përball ‘’rrjedhjes së trurit’’ në Ballkanin Perëndimor
- Divorcohet Bill Gates pas 27 vitesh, themeluesi i Microsoft i jep fund martesës me Melinda Gates
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta