Erdogan kritikon Izraelin për minimin e stabilitetit në Siri

13 Prill 2025 | 10:26

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka kritikuar ashpër Izraelin për rolin e tij në minimin e stabilitetit në Sirinë fqinje, gjatë një forumi diplomatik në Antalia, disa ditë pasi Turqia dhe Izraeli zhvilluan bisedime për të zbutur tensionet mes tyre.

“Turqia nuk do të lejojë që Siria të tërhiqet në një vorbull të re paqëndrueshmërie,” tha Erdogan, duke e akuzuar Izraelin për përpjekje për të minuar “revolucionin e 8 dhjetorit”, i cili çoi në rrëzimin e ish-presidentit sirian Bashar al-Assad.

Kreu i shtetit turk theksoi se Turqia është e angazhuar në një dialog të ngushtë dhe mirëkuptim të përbashkët me aktorët kryesorë të rajonit, përfshirë presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin, në lidhje me ruajtjen e integritetit territorial dhe stabilitetit të Sirisë.

Pjesëmarrës në forum ishin edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa, i cili u takua me Erdogan në margjinat e ngjarjes. Në këtë takim, Erdogan përsëriti përpjekjet e Turqisë për të hequr sanksionet ndaj Sirisë dhe shprehu mbështetje për qëllimin e këtij vendi për të shmangur një kaos të ri.

Tensionet midis Izraelit dhe Turqisë janë rritur ndjeshëm që nga përmbysja e Assad, duke arritur kulmin kur forcat izraelite sulmuan disa baza ushtarake në Siri me sulme ajrore në fillim të këtij muaji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026